Termat dhe kushtet

Nëpërmjet blerjes së kësaj bilete, blerësi pranon termat dhe kushtet e mëposhtme: 1. Nuk ka rimbursim të biletës pas fillimit të eventit. 2. Kjo biletë nuk do të rimbursohet, me përjashtim të rasteve të specifikuara nga organizatori i eventit. Në rastet kur një event anullohet, vendimi për të rimbursuar cmimin e biletës varet totalisht nga organizatori i eventit. Për shkak të kushteve atmosferike, organizatori i eventit mund të zgjedhë të ndryshojë datën ose orën e eventit. Cdo komunikim në lidhje me këto vendime duhet t'i adresohet organizatorit të eventit. 3. Nëpërmjet blerjes së kësaj bilete, pjesëmarrësi në event autorizon organizatorin e tij të krijojë apo përdorë cdo regjistrim audio apo video të performancës.